
MPB lëshon fletarrest ndërkombëtar për Artan Grubin dhe Përparim Bajramin

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar flet arrestimin ndërkombëtar për ish-zv.kryeministrin Artan Grubi dhe ish-drejtorin e Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Kjo vjen pasi Gjykata me kërkesë të Prokurorisë vendosi 30 ditë paraburgim për personat në fjalë, që për momentin nuk janë të kapshëm për organet e rendit.
Grubi dhe Bajrami dyshohen për keqpërdorime në “Lotarinë Shtetërore”, rast për të cilin Prokuroria ka hapur lëndë kundër gjashtë personave dhe kërkoi që dy të dyshuarit e parë të paraburgosen. Për katër të dyshuarit tjerë, janë vendosur masa kujdesi, gjegjësisht marrje e pasaportës.
Ndryshe, Grubi ditë më parë u vendos në “listën e zezë” nga SHBA-të, pasi dyshohet për korrupsion të lartë, në një lëndë gjyqësore që ka të bëjë me ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.
(Kosova Sot Online)