
Papa thotë se inteligjenca britanike e parandaloi vrasjen e tij

Papa Françesku ka thënë se i kishte shpëtuar një sulmi të dyfishtë vetëvrasës gjatë një vizite në Irak tre vjet më parë, pasi tentativat për ekzekutimin e tij u penguan nga inteligjenca britanike dhe policia irakiane, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Françesku e bëri të ditur këtë në autobiografinë e tij të ardhshme, Spera (Shpreso), fragmente të së cilës u botuan në “Corriere della Sera” të martën, në ditëlindjen e 88-të të Papës.
Ati i Shenjtë ka thënë se ai ishte këshilluar fuqimisht të mos bënte udhëtimin në Irak në mars të vitit 2021, i pari nga një papë atje, sepse pandemia me Covid ishte ende e përhapur teksa rreziqet e sigurisë ishin të larta, veçanërisht në Mosul, qytetin verior të shkatërruar nga militantët e Shtetit Islamik.
Në rrëfimin e tij të ngjarjeve thuhet se inteligjenca britanike informoi policinë irakiane për bombat e planifikuara sapo Françesku mbërriti në Bagdad. Nga ana tjetër, policia irakiane informoi organin e sigurisë të Vatikanit.
(Kosova Sot Online)