
Publikohen rezultatet e sondazhit të fundit për 'Zgjedhjet e 9 shkurtit 2025', ja si rënditen partitë

Sipas një sondazhi të fundit, Lëvizja Vetvendosje është duke udhëhequr me 47.1% të votave për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Pas saj renditen PDK me 19.5%, LDK me 17.7%, ndërsa AAK ka 6.6% të mbështetjes. Të tjerët përbëjnë 9.1% të votave të mundshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky sondazh reflekton preferencat e publikut për partitë politike në prag të zgjedhjeve, dhe mund të sjellë ndryshime të mëtejshme në balancën politike të vendit deri në ditën e votimeve.

(Kosova Sot Online)