
Ndodh edhe kjo, organziohet peticion për ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani

Në sheshin e Prishtinës, dje u organizua një peticion, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Qëllimi i organizatorëve është t’i mbledhin 10 mijë të tillë, e më pas t’i dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës, me një kërkesë: ndryshimin e emrit të Kosovës në Dardani.
Thirrjes për vënien e firmës iu përgjigj ish-deputetja Melihate Tërmkolli.
Si pozitive këtë nismë po e shohin edhe disa qytetarë.
Nënshkrimi i këtij peticioni nisi të mërkurën në Prishtinë, ndërkaq pritet të organizohet edhe në komunat tjera.
(Kosova Sot Online)