Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për 'Keqpërdorim të sigurimit'

  • A.P /
  • 19 December 2024 - 10:38
Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për 'Keqpërdorim të sigurimit'

Prokuroria kërkon caktimin e masës së paraburgimit ndaj G.B. nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas Prokurorisë “ekziston dyshimi i bazuar me datën 08 Dhjetor 2024, rreth orës 14:15, në Ferizaj, rr. “Rexhep Bislimi”, saktësisht tek rrethrrotullimi,  i pandehuri G.B.,  me qëllim të arkëtimit të parave dhe benefiteve të sigurimit nga siguruesi, e dëmton pasurinë e siguruar dhe pastaj e lajmëron rrejshëm dëmtimin,  në atë mënyrë që qëllimisht shkakton aksident trafiku duke drejtuar veturën të llojit Golf VII dhe në kohë të caktuar rrit shpejtësinë e lëvizjes  dhe me anën e majtë të veturës  e godet veturën e të dëmtuarës I.T.,  cila ishte duke lëvizur në rrethrrotullim, ndërsa pësojnë lëndime edhe dy pasagjerët në veturën e të dyshuarit, me çka ekziston dyshimi i arsyeshëm se i pandehuri ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i sigurimit” nga neni 326 paragrafi 1 të KPRK-së”.

(Kosova Sot Online)