Zyrtarisht Kosova i ka 1 milionë 586 mijë e 659 banorë rezidentë

  • A.P /
  • 19 December 2024 - 10:33
Zyrtarisht Kosova i ka 1 milionë 586 mijë e 659 banorë rezidentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka prezantuar sot rezultatet e para përfundimtare të regjistrimit të popullsisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Drejtori i ASK-së, Avni Kastrati në fjalimin e tij tha se gjatë procesit ka pasur përfshirje të politikanëve, e shumë figurave të njohura.

“Nga regjistrimi i vitit 2024 del se Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë. Besoj që regjistrimi ia ka arritur qëllimit, dhe ka kaluar ashtu siç kanë qenë pritjet”, u shpreh Kastrati.

Gjithashtu, ai u shpreh se stafi ka qenë i përgatitur dhe aktiv në procesin e regjistrimit të popullsisë.

Gjatë prezantimit të këtyre të dhënave u paraqit edhe një video me disa momente gjatë punës së tyre disa muajsh.


(Kosova Sot Online)