Në Kosovë janë 50 persona që kanë moshën mbi 100 vjeç

  • A.P /
  • 19 December 2024 - 13:54
Në Kosovë janë 50 persona që kanë moshën mbi 100 vjeç

Agjencia e Statistikave të Kosovës ditën e sotme ka publikuar të dhënat përfundimtare nga regjistrimi i popullsisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas këtyre të dhënave, ASK bën të ditur se janë 50 banorë që në Kosovë kanë moshën mbi 100 vjeç.

Nga këta 50, 41 janë gra dhe 9 prej tyre janë burra.

Ndërsa, janë 15 persona që kanë moshën 99-vjeç, ku 13 prej tyre janë gra dhe 2 burra.

(Kosova Sot Online)