Njerëzit e Vuçiqit sulmojnë opozitën në Serbi
Një dramë e vërtetë ka ndodhur mbrëmë në Serbi, kur opozita ka zënë njerëz në pozita të larta të partisë së Aleksandar Vuciqit duke vendosur posterë denigrues nëpër Beograd, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Lideri i Partisë Liri dhe Drejtësi, Dragan Gjilas, është sulmuar mbrëmë në një përleshje që shpërtheu pasi gjeti njerëz, mes tyre edhe Luka Petroviqin zyrtarin e lartë të SNS-së (partia e Vuciq) duke vendosur postera kundër tij.
Gjorgje Aleksiq, i cili ishte me të, është goditur me shqelma më së shumti në shpinë dhe në pjesën e pasme të kokës dhe ka disa hematoma.
“Gjilas u sulmua pak më parë nga këta bastardë të regjimit kur i kapi duke i ngjitur ato postera kafshërore kundër tij”, ka njoftuar Marinika Tepiq në rrjetin social X ( Twitter).
Ajo bëri të ditur edhe identitetin e liderit të sulmuesve.
“Ja lideri i banditëve që goditën dhe shkelmuan. LUKA PETROVIQ, zyrtar i lartë i SNS-së dhe sekretar i qytetit për investime! A janë këta falangët e tu Vuçiq? Çfarë do të dëshironit të filloni? Frikacakë të mjerë! Ditën luan shenjtor, e natën i dërgon banditë të thyejnë kokat”, ka shkruar Tepiq.
(Kosova Sot Online)