Në vendin tonë pritet që të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 09:11
Në vendin tonë pritet që të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve

Janë dy sezone kur në Kosovë numri i mërgimtarëve është shumë i madh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në pikën e verës dhe tani në fund të vitit.

Tani që jemi afruar në festat e fundvitit veçse ka filluar edhe ardhja e tyre.

Anipse në pikat kufitare të Kosovës kolonat s’kanë filluar ende, kolona të shumta mërgimtarët janë duke kaluar në pikat kufitare të tjera.

Shumë prej tyre është dashur të presin nga dy orë në Kroaci-Serbi.

Gjithashtu pritje të gjata ka në Hungari e Serbi.

Në vendin tonë pritet që të vijnë një numër i madh i mërgimtarëve me vetura, autobusë e aeroplanë.

(Kosova Sot Online)