Haziri: Lumir Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se LDK-ja qeverinë do ta formojë me popullin e Kosovës. Ai gjithashtu shtoi se LDK-ja është duke punuar për t’i fituar këto zgjedhje, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
”Me popullin e Kosovës, ne në këtë fazë jemi duke luftuar me fitu Qeverinë dhe mandej natyrisht që kemi me ndërtu kabinet qeveritar”, tha Haziri.
Ai tutje tha se LDK-ja nuk do të ”lejojë më me i zhgenjy votuesit”.
Ai u shpreh i bindur se Lumir Abdixhiku do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës.
”Kryeministër natyrisht që po, Lumir Abdixhiku vjen kryeministër i Kosovës me të 9 e merr rezultatin me 10 fillon sepse ne e kemi planin e qartë se si me fillu me menaxhu punën”’, tha Haziri.
(Kosova Sot Online)