Tre policë të Kosovës janë lënduar në një vetaksident

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 09:56
Tre policë të Kosovës janë lënduar në një vetaksident

Tre policë janë lënduar në një vetaksident në fashitin Varagë të Zubin-Potokut, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, 

Sipas tij policët kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. 

Elshani ka thënë se vetaksidneti ka ndodhur si pasojë e ngricave në rrugë.

Ky është vetëaksidenti i dytë brenda javës i Policisë në veri. 

Te premten e kaluar tetë policë u lënduan nga aksidenti i autoblindës në fshatin Grabovc afër Zveçanit në veri të Kosovës. 


(Kosova Sot Online)