
Dy pacientë ikin si në filma nga Psikiatria në Prishtinë

Dy pacientë të Institutit të Psikiatrisë Forenzike janë arratisur të enjten në mbrëmje nga ky institucion, në rrethana akoma të paqarta, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas informacioneve të para, dy të dyshuarit, me vendim të gjykatës kanë qenë nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
Pasi është njoftuar Policia, njësitë përkatëse kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ku janë marrë informacionet e para për rastin.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për dy të dyshuarit.
(Kosova Sot Online)