Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 10:35
Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Një person është gjetur i vdekur në banesën e tij në Prishtinë, ka njoftuar sot policia, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rastin e ka raportuar djali i tij, ndërsa njësitë relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se viktima mashkull kosovar, babai i tij është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante policore si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.


(Kosova Sot Online)