Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë

  • A.P /
  • 20 December 2024 - 14:14
Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryeministrin Edi Rama në ndërtesën e Qeverisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Takimi i tyre mbahet pas mbledhjes së përbashkët të dy kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë, më herët në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë seancë Kurti e Rama mbajtën fjalime, por me thumba e kishte Rama kundrejt Kurtit rreth çështjes së raporteve me aleatët.

Po ashtu, dy kryeministrat shkëmbyen edhe një letër me mesazhe derisa në foltore po mbaheshin fjalimet.

(Kosova Sot Online)