Rikthehen kolonat para Vitit të Ri

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 09:06
Rikthehen kolonat para Vitit të Ri

Kanë filluar kolonat në pikat kufitare në Merdare e te Dheu i Bardhë mëngjesin e sotëm me afrimin e festave të fundvitit ku rritet fluksi i ardhjes së mërgimtarëve në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Për të hyrë në Merdare e të Dheu i Bardhë duhet të prisni deri në 1 orë, sipas përditësimit të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërsa, në pikat tjera kufitare pritjet janë nga 3-5 minuta.

(Kosova Sot Online)