Për një borxh 300 euro, një grua raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 09:58
Për një borxh 300 euro, një grua raporton në polici se ia kanë rrëmbyer djalin

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se me datën 16 të këtij muaji i është rrëmbyer djali i saj dhe është mbajtur “derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300 euro”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Me 20.12.2024 është raportuar se me datën e lartcekur, ankuesja femër kosovare, kishte raportuar se  disa person-a i kishin  rrëmbyer dhe mbajtur djalin e saj  viktimën mashkull kosovar derisa t’i paguanin një borxh në shumë prej 300€”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.


(Kosova Sot Online)