Abdixhiku ju bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për të votuar
Kreu i LDK-së dhe kandidati për kryeministër i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar mërgatën dhe aktivizimin e tyre, si rezultat i të cilit LDK numëron 80 nëndegë në mërgatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Abdixhiku ka thënë se ata kanë bërë punë të madhe dhe se ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e një angazhimi të tillë.
Ai iu ka bërë thirrje që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar për të votuar nga jashtë Kosovës meqë kanë mbetur vetëm edhe 5 ditë deri në mbyllje të afatit.
“Prandaj ndryshimi i ardhshëm do të mbajë vulën e angazhimit si ky. Ndryshimi, sikurse në Kosovë do të ndodhë dhe në Mërgatë!Tani që kanë mbetur edhe 5 ditë deri në përmbylljen e afatit ligjor, ju bëj thirrje që të vazhdoni me regjistrim. Të shfrytëzoni këtë të drejtë demokratike e Kushtetuese tuajën”, ka shkruar Abdixhiku.
“Për çdo informim, pikat tona kontaktuese i gjeni në faqet tona zyrtare; gjersa në Kosovë, zyret e degëve tona do të jenë të hapura gjatë gjithë vikendit – të fundit për regjistrim.Regjistrohuni!Sepse vota juaj është vet ndryshimi!#behundryshimi”, ka përfunduar Abdixhiku.
(Kosova Sot Online)