Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmin që ndodhi

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 12:41
Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmin që ndodhi

Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndodhej ne Gjermani qe nga viti 2006, u arrestua mbrëmjen e djeshme ne qytezën lindore gjermane, Magdeburg pasi akuzohet se kreu një sulm terrorist ne tregun e Krishtilindjeve të këtij qyteti duke përplasur makinën me turmat e njerëzve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Nga ky sulm, të paktën 4 persona mbeten te vdekur dhe mbi 68 të tjerë u plagosen, 15 prej tyre ne gjendje shume te rende per jeten raportojnë mediat ndërkombëtare.

Një burim saudit i tha Reuters se Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin pasi ai postoi pikëpamjet ekstremiste në llogarinë e tij personale X që kërcënonin paqen dhe sigurinë.

Sipas mediave gjermane personi i arrestuar është Taleb al-Abdulmohsen psikiatër me profesion. Duke e përshkruar veten si një ish-mysliman, autori i dyshuar ndante dhjetëra postime në Twitter çdo ditë duke u fokusuar në temat anti-islame.

Ai shpesh kritikonte fenë dhe ishte shndërruar ne një ekstremist të djathtë raportojnë mediat gjermane, informacion që mbetet për t’u konfirmuar nga autoritetet ne vend.

Policia theksoi se automjeti lëvizi “të paktën 400 metra përgjatë tregut të Krishtlindjeve” duke lënë një gjurmë viktimash të përgjakur, mbeturina dhe xhami të thyer në sheshin qendror të bashkisë së qytetit.

(Kosova Sot Online)