Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin serb “Tv Happy”, ka folur edhe për largimin e forcave ruse të cilat ishin vendosur në Kosovë pas hyrjes së NATO-s, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Vuçiq ka deklaruar se ende s’e kupton pse forcat ruse ishin larguar dhe se pse askush s’ia ka shpjeguar pse ka ndodhur një gjë e tillë.
“Ende nuk e kuptoj pse u larguan rusët nga Kosova dhe askush nuk ma ka shpjeguar ndonjëherë”, ka thënë presidenti serb Vuçiq, shkruan euronews.
Sipas një njoftimi zyrtar të NATO-s, forcat ruse ishin larguar nga Kosova në vitin 2003.Ato fillimisht ishin vendosur në Aeroportin e Prishtinës.
(Kosova Sot Online)