KFOR realizon stërvitje në Pejë
KFOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve për sigurimin e objektivave të ndjeshme, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ky ushtrim është bërë me qëllim të ruajtjes së sinergjisë dhe nivelit të lartë të gatishmërisë.
Në këtë stërvitje janë përfshirë ushtarët kroat të Batalionit Kinetik të dislokuar në Komunën e Pejës, duke stimuluar një skenar të ndërhyrje së shpejt të Forcave të Reagimit të Shpejtë për të evakuuar një Ekip Monitorues Ndërlidhës.
(Kosova Sot Online)