Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë

  • A.P /
  • 21 December 2024 - 15:09
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë

Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Pritjet më të gjata janë në Jarinjë nga 60 deri në 90 minuta, në Merdarë pritjet shkojnë deri në 70, ndërsa te Dheu i Bardhë deri në një orë.

Kolonat sot filluan nga mëngjesi, ndërsa tani janë më të ngarkuara, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

(Kosova Sot Online)