
Halili: Rugova dhe Agani, arkitektët e pavarsisë së Kosovës

Në një shkrim të fundit në llogarinë e tij sociale, profesori Nijazi Halili theksoi rolin e dy figurave të shquara të kombit, ish-Presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, dhe Akademikut Fehmi Agani, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, këto dy personalitete mbeten ndër më të shquarat në historinë politike të çështjes kombëtare të Kosovës.
Profesori Halili theksoi se kontributi i Rugovës dhe Aganit mbetet i pakontestuar në sensibilizimin e çështjes së Kosovës në arenën ndërkombëtare, si dhe në rolin e tyre si katalizatorë të ndërhyrjes së NATO-s ndaj agresionit të ushtrisë serbe. Ai vuri në dukje se pa kontributin dhe vizionin e këtyre dy figurave, liria dhe pavarësia e Kosovës do të kishin qenë më të vështira për t’u realizuar.
Përfundimisht, profesori Halili e përfundoi shkrimin duke e quajtur Rugovën dhe Aganin si arkitektët e pavarsisë së Shtetit të Kosovës, duke theksuar se kontributi i tyre është një gur themeli për shtetin e pavarur që gëzojmë sot.
(Kosova Sot Online)