Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në Klinë

  • A.P /
  • 23 December 2024 - 11:13
Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në Klinë

Sot ka vdekur një person pasi është vetaksidentuar në fshatin Poterq të Klinës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë Policia e rajonit të Pejës në një komunikatë për media.

Shoferi dyshohet se duke mos iu përshtatur kushteve të të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë ka kaluar në anën e majtë dhe ka përfunduar jashtë rrugës.

Si pasojë drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ku ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Njoftimi i plotë:

Drejtoria Rajonale e Policisë, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor pran DRP-Pejë, me datë 23. 12. 2024, rrethe orës 07:20 minuta është njoftuar për një vet-aksident në magjistralen Pejë Prishtinë, pikërisht në fshatin Poterq – Klinë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor (NJRKRR).

Drejtuesi (i dyshuari) duke mos ju përshtatur kushteve të rrugës dhe shpejtësisë nga ana e djathë kalon në anën e majtë dhe përfundon jashtë rrugës. Si pasoji drejtuesi ka pësuar lëndime të rënda dhe pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të prokurorit shtetit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent.

(Kosova Sot Online)