Haxhiu: Gjatë kësaj periudhe qeverisëse, kanë ndërmarrë veprime të shumta
Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, në një konferencë për media ka thënë se një nga prioritetet e qeverisë për drejtësinë, ka qenë drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të kryera në Kosovë dhe vlerave të të mbrojtura me të drejten ndërkombëtare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo ka thënë se gjatë kësaj periudhe qeverisëse, kanë ndërmarrë veprime të shumta dhe janë bërë hapa të rëndësishëm, për të ndërtuar themelet e një procesi të qëndrueshëm dhe gjithpërfshirës, që synon të zbardh të vërteten e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë si dhe të ofroj drejtësi për viktimat.
“Në këtë drejtim për katër vite kemi punuar me përkushtim të plotë për të institucionalizuar kujtesen kolektive dhe për të siguruar që dëshmitë e krimeve të luftës, të ruhen dhe transmetohen brezave të ardhshëm. Me bindje të plot mund të them se kemi shënuar rezultate të rëndësishme dhe të prekshme. Kemi themeluar institutin për të mos lejuar harrsen dhe e vërteta të dal në dritë. Gjetjet e raportit për Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, theksojnë një porgres mbresëlënës për një kohë të shkurtë. Është mbeldhur sasi e konsiderueshme e materialeve, që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Ky dokumentacion i çmuar që ndikon jo vetëm në rujatjen e e së vërteteës historiike , është një armë e fuqishme kundër mohimit dhe manipulimit të historisë sonë apo tendencat për të manipular historinë.”, ka thënë ajo.
(Kosova Sot Online)