Berisha: Rama e censuroi Tik-Tok-un pasi pa që PD-ja ka rritje të audiencës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sot ndaj vendimit për të mbyllur për një vit Tik-Tok-un në Shqipëri, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sipas tij, kryeministri Rama e ka ndërmarrë këtë akt pasi ka parë sondazhet që PD-ja ka një audience të madhe në këtë rrjet social.
“Kërkon pra me çdo kusht të gjejë argumente për të mbyllur këtë rrjet, këtë platformë, e cila ka meritën e veçantë, njëlloj si Twitter, pasi u ble nga Elon Musk, të mos aplikojë censurën. Tik- Tok është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama.Sipas një kompanie shumë serioze të studimit. PD-ja dominon në mënyrë dërrmuese në audiencë, por edhe në postime sepse këtu nuk mund të censurohet. Është pikërisht ky shkaku, tmerri nga suksesi, nga pëlqyeshmëria e lartë publike e opozitës në Tik-Tok dhe mediat sociale, e cila përmbys të gjithë piramidën e mashtrimit të tij të bazuar në mediat konvencionale dhe pollet e përditshme që bën”, u shpreh Berisha.
Tik-Tok-u është një platformë, e cila nuk prodhon rrugaçëri siç pretendon Edi Rama, shtoi më tej kreu i PD-së
(Kosova Sot Online)