Zbulohet arsyeja pse Clinton u shtri në spital

  • A.P /
  • 24 December 2024 - 13:40
Zbulohet arsyeja pse Clinton u shtri në spital

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton u shtrua në një spital në Uashington për shkak të temperaturës së lartë të trupit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Clinton (78) ndodhet në Spitalin Universitar Medstar Georgetown për teste mjekësore, sipas një deklarate nga zëvendës shefja e shtabit të tij, Angel Urena

“Ai është në humor të mirë dhe vlerëson thellësisht kujdesin e shkëlqyer që po merr,” tha Urena.

(Kosova Sot Online)