Basha tallet me opozitën: Hapet e pame, gratë te LDK-ja, burrat te PDK-ja, derisa AAK përcjell tek dera
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka përdorur një ton ironik për të komentuar ngjarjen që ka ndodhur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku Lista Serbe nuk ka arritur të certifikohet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai e ka cilësuar këtë si një mundësi për opozitën, duke i dedikuar një mesazh "ngushëllimi".
Ai përmes një statusi ironik ka thënë se Lisa Serbe nuk do të certifikohet, ngushëllime opozitës.
“Nuk certifikohet Lista Serbe! Ngushëllime opozitës! Hapet e pame: Gratë te LDK, burrat te PDK! AAK-ja pret e përcjell te dera!” tha Basha.
(Kosova Sot Online)