Qeveria Kurti njofton për tre vendimet që i ka marrë

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 13:09
Qeveria Kurti njofton për tre vendimet që i ka marrë

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, ku janë marrë disa vendime, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në këtë mbledhje është aprovuar Rregullorja për Procedurat dhe Kushtet e Financimit të Organizatave Sportive.

Po ashtu janë ndarë 1 milion e 100 mijë euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare në Luginë që merren me bujqësi.

“Ndarë 1,108,529 Euro mbështetje për të gjitha familjet shqiptare nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, qё nё mënyrë aktive merren me bujqësi sipas thirrjes publike të Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSh), përfshirë këtu financimin për programet nga thirrja publike e KKSh-së për avancimin dhe socializmin e fëmijëve me nevoja të veçanta”.

Vendimi tjetër është aprovimi i kërkesës së Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje.

(Kosova Sot Online)