Murati: Ata që s’i duan shtesat prej 100 euro mund të heqin dorë

  • A.P /
  • 25 December 2024 - 15:00
Murati: Ata që s’i duan shtesat prej 100 euro mund të heqin dorë

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se kanë përgatitur një formular online për ata të cilët duan që vullnetarisht të heqin dorë nga shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heqë dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim: https://see.rks-gov.net”, ka shkruar Murati.

Ndërkaq, në fund Murati tentoi t’i ngacmojë edhe “analistët dhe opozitën” duke sugjeruar që ky formular të ndahet edhe me ta. 

“Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë . Andaj mos hezitoni ta ndani edhe me ta këtë formular”.


(Kosova Sot Online)