Një person ka raportuar se ia kanë vjedhur një pistoletë

  • A.P /
  • 26 December 2024 - 09:03
Një person ka raportuar se ia kanë vjedhur një pistoletë

Një person ka raportuar se dikush ka hyrë me forcë në shtëpinë e tij dhe ia kanë vjedhur një pistoletë që e kishte me leje të skaduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“VJEDHJE E RËNDË- Fsh. Sllatinë e Epërme, Viti  21-25.12.2024 – NN. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij dhe prej aty kanë vjedhur një pistoletë për të cilën i dyshuari kishte leje të skaduar. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime.”

(Kosova Sot Online)