
Kurteshi: Nuk do të ankohemi në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së për Listën Serbe

Përfaqësuesi i VV’së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi, ka thënë se nuk do të ankohen në Gjykatën Supreme për vendimin e PZAP’së për Listën Serbe. Sipas tij nuk ka kuptim që ta bëjnë një gjë të tillë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Vendimi i PZAP-së është i punuar sipas atij parimi “me letra krejt në rregull”“, tha Kurteshi.
Ai për ka thënë se përdorimi i termit “Kosovo dhe Metohija” nuk ka qenë arsyeja e vetme dhe kryesore për votiminsë kundër certifikimit të Listës Serbe. Sipas tij ka dëshmi të shumta se Lista Serbe është pjesë e grupit terrorist të drejtuar nga Millan Radoiciqi, sipas tv 21.
“Kemi një varg faktesh dhe dëshmushë që lista serbe është pjesë e organziatave tërroriste, kanë bërë veprime terroriste dhe vazhdojnë të bëjnë”, tha Kurteshi.
(Kosova Sot Online)