Haradinaj: Qeveria Kurti është e territ, kurrë asgjë nuk qiten në dritë

  • A.P /
  • 26 December 2024 - 14:47
Haradinaj: Qeveria Kurti është e territ, kurrë asgjë nuk qiten në dritë

Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar qeverinë  e udhëhequr nga Albin Kurti, duke e cilësuar të njëjtën si ‘‘qeveri e territ’’, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

I pari i AAK-së ka përmendur edhe kundërshtimin që i është bërë gazit amerikan, nga pushtetit.

Tutje, Haradinaj ka thënë edhe se qeveria e udhëhequr nga VV-ja e ka shtrenjtuar rrymën dhe se të njëjtit ‘‘nuk qiten në dritë’’ asgjë.

Postimi i plotë:

Kjo Qeveria e territ,

Ma patën kundërshtuar me krejt fuqinë, projektin e kontraktuar të termocentralit “Kosova C”, që Kosovën e bënte fuqi energjetike, me arsyetimin se çmimi i megavatit prej 80 eurosh, ishte i lartë e sot e paguajnë mesatarisht ka 400 euro;

E kundërshtuan gazin amerikan e dolën me bajrak kundër tij;

U përfshinë në tregëti të energjisë, deri me GEN-in e Beogradit dhe u vunë në mbrojtje të sekserëve të tyre si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi, që kishin shpërdoruar miliona euro të buxhetit të Kosovës;

Kur e morën pushtetin, bojshin hajgare me “bojlera e filtera”;

Tash kur Kosova është në kolaps energjetik dhe kur pjesa më e madhe e vendit është në terr, mundohen ta shkarkojnë fajin te KEDS-i;

E shtrenjtuan rrymën për tri herë e asgjë nuk qiten në dritë;

Këta kurrë asgjë nuk qiten në dritë. 


(Kosova Sot Online)