
Krimet ekonomike zbarkojnë në Komunën e Graçanicës

Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, ka thënë Kelani.
Ai shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhen të ditura informacionet shtesë.
(Kosova Sot Online)