
Të premten ndërpritet qarkullimi në këtë rrugë, kjo është arsyeja

Ministria e Infrastrukturës njofton se të premtën do të ndërpritet qarkullimi për trafik nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Siç bëhet e ditur në njoftim, atë ditë, në trasen e Zgjerimit të Rrugës Nacionale N9.1, Segmenti Kijevë-Dollc LOT-3, do të realizohet minimi Nr.6 i masave shkëmbore nga ana e djathte e zgjerimit të rrugës.
Ndërprerja e trafikut do të bëhet në intervalin kohorë nga ora 15:00 deri në pastrimin dhe hapjen e rrugës.
(Kosova Sot Online)