Haziri për zgjedhjet e kaluara: Ne e kemi pagu atë flakareshë politike

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 08:59
Haziri për zgjedhjet e kaluara: Ne e kemi pagu atë flakareshë politike

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës  Lutfi Haziri, ka thënë se në bazë të matjeve që kanë, votuesit tradicionalë të LDK-së janë kthyer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai thotë se funksionarët nuk e kanë bërë këtë, duke shtuar se garojnë në listën e njëjtë, Lëvizjen Vetëvendosje.

Haziri ka shtuar se “LDK-ja mori një flakareshë politike”, në zgjedhjet e 2021.

Por, shton se zgjedhjet erdhën pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke shtuar se LDK-ja e kishte pranuar menjëherë vendimin.

“Me matje publike, votuesit e LDK-së janë kthy, funksionarët kanë mbet, edhe ata janë konfirmu në listën e njëjtë të Vetëvendosjes. Ai aksident politik që i ka ndodhur LDK-së, ka ardhur si pasojë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që ka ardh vendimi na e kemi respektu. Ne e kemi paguar atë çmim politik ose flakareshë politike”, ka thënë Haziri.


(Kosova Sot Online)