Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj: Mos keni kompromis ndaj korrupsionit

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 13:00
Osmani dekreton 24 prokurorë të rinj: Mos keni kompromis ndaj korrupsionit

Presidentja Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Prokurorial të Kosovës, dekreton njëzet e katër prokurorë të rinj, nga të cilët pothuajse gjysma janë gra, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, prokurorët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale”.

Presidentja Osmani ndër të tjera ka theksuar rëndësinë e integritetit, pavarësisë, paanshmërisë dhe profesionalizmit të prokurorëve, si elemente thelbësore për një sistem që garanton drejtësi për të gjithë qytetarët e Kosovës, dhe njëkohësisht u ka bërë thirrje prokurorëve të rinj që të mos kenë kompromis ndaj krimit dhe korrupsionit.

(Kosova Sot Online)