Rizvanolli: E pasaktë që të lidhet subvencionimi me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 14:00
Rizvanolli: E pasaktë që të lidhet subvencionimi  me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se është e pasaktë që të lidhet subvencionimi i pajisjeve efiçiente me ngritjen e ngarkesës në rrjetin energjetik pas problemeve të fundit me rrymën në vend, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Ka pasë keqinformim. Nuk po them nga mediat, por në opinionin publik. Sigurisht që kur janë dizajnuar skemat e subvenciomit është menduar çdo detaj, prandaj që ka qenë kushti që nuk mund të përfitoni nga pajisjet efiçiente përveçse nëse jeni konsumator që është duke u ngrohur me energji elektrike me kalda, me pajisje jo efiçiente dhe nuk keni asnjë opsion tjetër, nëse i shihni kriteret e skemës, këto kanë qenë kriteret e skemës”, tha ministrja pas një takimi me përfaqësuesit e KOSTT dhe KEDS.

Rizvanolli tha se përfituesit e këtyre skemave kanë konsumuar 19% më pak mesatarisht sesa në vitin paraprak, ndërsa potencoi se është rritur numri i konsumatorëve të rinj gjatë tri vjetëve të fundit.

“Numri i ndërtimeve të reja, numri i konsumtarorëve të rinj ka qenë tejet i lartë. 60 mijë amvisëri të reja janë kyçur në sistem përgjatë viteve të fundit dhe 8500 biznese. Të lidhësh subvencionimin e pajisjeve me ngritjen e ngarkesës thjesht është e pasaktë”, ka thënë ajo.

Ajo shtoi se subvencionimi është bërë për familjet që kanë përdorur energji elektrike dhe e kanë pasë të vetmin opsion energjinë elektrike.

“Nëse duhet të shfrytëzohet energjia atëherë pajisja më e lirë”.


(Kosova Sot Online)