SPAK kërkon të rikthejë në 'arrest shtëpie' Sali Berishën

  • A.P /
  • 27 December 2024 - 15:00
SPAK kërkon të rikthejë në 'arrest shtëpie' Sali Berishën

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka kërkuar t’i rikthejë kreun e PD Sali Berisha në masën “arrest shtëpie”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Më 3 janar 2025, gjykata e posaçme do të nisë punën për çështjen e Berishës me një seancë që do të mbahet në orën 10:00.

Sipas prokurorëve të çështjes nuk ekzistojnë kushtet që gjykata ta nxjerrë nga arresti shtëpiak ish- kreun e ekzekutivit, Berisha.

Kundërshtimi u bë në Apelin e Posaçëm nga dy përfaqësuesit e organit të akuzës, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Megjithatë për avokatin e Berishës ky ankimim është i pavend.

(Kosova Sot Online)