Mot kryesisht me kthjellime parashihet të mbretëroj këtë fundjavë

  • A.P /
  • 28 December 2024 - 07:03
Mot kryesisht me kthjellime parashihet të mbretëroj këtë fundjavë

Mot kryesisht me kthjellime parashihet të mbretëroj ditën e shtunë, megjithëse në pjesë lindore të vendit vransira mund të mbeten deri orëve të pasdites, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Erërat veriore fillojnë të qetësohen e frynë me intenzitet të lehtë dhe mesatarë, 2-6m/s.

Temperaturat minimale zbresin në -2C e -4C, e ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 3C e 5C.

Ditëve të fundit të vitit 2024 parashihet mot stabil kryesisht me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit do të ketë ngrica, me temperatura minimale që zbresin në -2C e -5C. Temperaturat maksimale në rritje deri në 6C e 7C. Luginave të lumenjëve, mëngjeseve mund të shfaqen kushte për mjegull apo mjegullinë. Dominojnë qetësitë, e vetëm pasdite mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

(Kosova Sot Online)