
Rusia thotë se ka parandaluar komplotin ukrainas

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha sot se kishte parandaluar një komplot ukrainas për të vrarë një oficer të rangut të lartë rus dhe një bloger të luftës pro-ruse me një bombë të fshehur në një pajisje uzikore portative, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
FSB raportoi se një shtetas rus vendosi kontakte me një oficer të shërbimit të inteligjencës ushtarake të Ukrainës përmes aplikacionit Telegram.
Sipas udhëzimeve të oficerit të inteligjencës ukrainase, shtetasi rus më pas gjeti një bombë në një depo në Moskë, tha FSB.
Bomba, ishte fshehur në një pajisje muzikore portative, tha FSB.
FSB nuk e përmendi oficerin apo blogerin që ishte objektivi i komplotit.
Ukraina thotë se lufta e Rusisë kundër saj është një kërcënim për ekzistencën e shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se i konsideron të ligjshme vrasjet e synuara, të cilat kanë për qëllim të dobësojnë Rusinë dhe të ndëshkojnë ata që Kievi i konsideron fajtorë për krime lufte.
Më 17 dhjetor, shërbimi i inteligjencës ukrainase SBU vrau gjeneralin Kirilov, kreun e njësive të mbrojtjes radiologjike, biologjike dhe kimike të Rusisë, në Moskë.
Kievi e kishte akuzuar atë për promovimin e përdorimit të armëve kimike të ndaluara, gjë që Moska e mohon.
Rusia tha se do të hakmerrej për vrasjen e Kirillov.
(Kosova Sot Online)