Në aeroportin e Prishtinës një pasagjerit i sekuestrohen 81 boksa me cigare

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 09:20
Në aeroportin e Prishtinës një pasagjerit  i sekuestrohen 81 boksa me cigare

Në aeroportin e Prishtinës gjatë kontrollit të një valixhes janë gjetur 81 boksa me cigare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Policia njofton se cigaret janë sekuestruar nga Dogana.

“Prishtinë, Aeroporti ANP. Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes  në prezencën e zyrtareve  doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejm dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit  i janë gjet gjithsejtë 81 boksa  cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës.”

(Kosova Sot Online)