Sulmohet fizikisht një grua në Fushë Kosovë

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 09:38
Sulmohet fizikisht një grua në Fushë Kosovë

Një grua në Fushë Kosovë është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas policisë i dyshuari ka shkuar te objekti banesor ku jeton viktima dhe e ka sulmuar atë.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNË NË FAMILJE- Fushë Kosovë / 24.12.2024-22:00.  Me 29.12.2024 raportohet se  ish bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar në datën e lartcekur ka shkuar tek objekti banesor ku jeton viktima femër dhe e ka sulmuar fizikisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit,  është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime.”

(Kosova Sot Online)