
Një zjarr i madh ka shpërthyer në një diskotekë në Prizren

Një zjarr i madh ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një diskotekë në Prizren, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Flakët kanë përfshirë hapësirat e biznesit, ndërsa akoma nuk dihet nëse ka të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar të gjitha njësitë përkatëse, ku do të kryhen ekzaminimet e nevojshme.
(Kosova Sot Online)