Hamza: 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa në çdo vit

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 10:31
Hamza: 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa në çdo vit

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një studente të drejtësisë, me të cilën ka biseduar për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hamza ka theksuar se me 25 milionë euro që do t’i ndajë si bursa në çdo vit, do të hapen shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Ai ka thënë se së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë.

“Një kafe me Melodinën, studenten e drejtësisë, me të cilën bisedova për shqetësimet e studentëve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës.

Unë do ta themeloj Fondin Shtetëror të Bursave dhe me 25 milionë euro që do t’i ndajmë si bursa në çdo vit, do të hapim shumë dyer të mundësive për studentët tanë.

Së bashku do t’i gjejmë zgjidhjet e duhura, sepse Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar Hamza.

(Kosova Sot Online)