Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 11:29
Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova

Ambasadori i deritanishëm i SHBA’së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, është larguar nga Kosova, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu thuhet në një postim të Hovenier në platformën “X”.

Anu Prattipati ka marrë detyrën e të Ngarkuarit me Punë në ambasadën amerikane në Kosovë.

Prattipati në fundit të korrikut ishte emëruar Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën amerikane.

Ajo ishte prezantuar nga ambasadori Hovenier.

“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, kishte shkruar Hovenier më 29 korrik në X.


(Kosova Sot Online)