Në një qendër tregtare në Deçan dyshohet të jetë kryer një vjedhje e armatosur

  • A.P /
  • 30 December 2024 - 11:33
Në një qendër tregtare në Deçan dyshohet të jetë kryer një vjedhje e armatosur

Në një qendër tregtare në Deçan dyshohet të jetë kryer një vjedhje e armatosur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Dyshohet se në një qendër tregtare është kryer një vjedhje nga një person i dyshuar  i armatosur”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“I dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit në trup i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë  ndërkohë i njëjti i ka  kanosur verbalisht tre zyrtarët policorë”.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është arrestuar vëllai i tij i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti i ka  kanosur verbalisht zyrtarët policor derisa ishin në bastisje”.

“Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit-vëllezër janë intervistuar dhe dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”.


(Kosova Sot Online)