
Parashikimi i motit për ditën e fundit të vitit 2024

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe stabil, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë dhe në shumë zona do të krijohet mjegulla e cila mund të qëndrojë edhe gjatë orëve të paradites në disa ultësira dhe lugina.
Dita kryesisht me diell dhe me rritje të temperaturave deri në 10 gradë Celsius.
Temperatura minimale rreth -3 gradë Celsius.
(Kosova Sot Online)