
Shqipëria arreston të dyshuarin e kërkuar nga Kosova

Autoritetet e Shqipërisë kanë arrestuar një të dyshuar shtetas të Shqipërisë, i cili ka qenë i kërkuar bazuar në një urdhëresë të Gjykatës Themelore të Gjakovës lidhur me veprën e posedimit të substancave narkotike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Policia e Kosovës njofton se i dyshuari përmes pikëkalimit kufitar Qafa e Prushit u është dorëzuar hetuesve të DHTN-së Gjakovë dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
(Kosova Sot Online)