Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike

  • A.P /
  • 31 December 2024 - 12:00
Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike

Kosova ka rritur sasinë e importit të energjisë elektrike viteve të fundit për t’i mbuluar kërkesat e konsumatorëve përballë mungesës së prodhimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Çmimi për rrymë gjatë periudhës 2017-2024 ka pësuar rënie dhe ngritje. Vetëm nga janari deri në nëntorin e 2024-tës, Kosova ka importuar energji në vlerë prej mbi 114 milionë eurosh.

Sa kanë paguar kosovarët për rrymë ndër vite?

Rritjet e kanë shoqëruar ndër vite çmimin mesatar të energjisë elektrike në Kosovë. Më 2024, rryma ka kushtuar më së shtrenjti në tetë vjetët të fundit.

(Kosova Sot Online)