Policia ka nisur hetimet ndaj një personi, kjo është arsyeja

  • A.P /
  • 31 December 2024 - 12:33
Policia ka nisur hetimet ndaj një personi, kjo është arsyeja

Policia ka nisur hetimet ndaj një personi i cili ka shkëmbyer mesazhe në rrjete sociale duke u prezantuar si polic, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

“Raportohet se policia përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se një i dyshuar mashkull kosovar përmes rrjeteve sociale ka shkëmbyer SMS, duke u prezantuar si polic. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, thotë policia.


(Kosova Sot Online)